Nga zero në hero, statistika konfirmojnë ringjalljen e yllit të Milanit

Një muaj më parë ishin të shumtë ata që mendonin se koha e Tiemoue Bakayoko te Milan-i ishte drejt fundit, me mesfushorin i cili nuk arriti të linte përshtypje të mirë në ndeshjet e para pas huazimit nga Chelsea. Sipas shtypit italian, sa Milani po konsideronte ndërprerjen e huazimit që në merkaton e janarit. Megjithatë, duket se gjërat kanë marrë një drejtim tjetër për francezin.

Sipas analizës së “La Gazzetta dello Sport”, Bakayoko në tre ndeshjet e fundit ka bërë 7 ndërhyrje, ka kompletuar 6 driblime, ka fituar 26 duele (8 prej të cilave në lojën në ajër, një rekord ky) dhe gjithashtu mban rekordin për më shumë topa të rikuperuar (24) nga një lojtar i Milani-t në tre ndeshjet e fundit.

Tani për tani, duket se Bakayoko është përmirësuar dhe i ka kaluar vështirësitë me të cilat u përball edhe kur iu bashkua Chelsea-t sezonin e kaluar. Francezi po tregon vlerat e tij dhe mund të ndihmojë në ngritjen e kuqezinjve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu