Ngjarje e frikshme në Tetovë: Tentojnë t`ia kidnapojnë djalin, i shpëton fqinja

Dje në policinë e Grupcinit, Z.I.(39) nga fshati Pallaticë ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 07.45, derisa së bashku me djalin e tij 14 vjeçar me veturën e tipit “Pezho” me targa nga Kumanova kanë qenë duke lëvizur për në shkollën e fshatit Pallaticë, në një moment rrugën ia ka penguar vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi, transmeton Almakos.

Nga vetura kanë dal katër persona të panjohur që kanë tentuar dhunshëm ta marrin djalin e tij në veturë.

Në atë moment ka dal fqinja e tyre duke mbajtur tërfurk në dorë, pas së cilës personat kanë ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu