Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novosellë të Strugës, ku si pasojë një vajzë 3-vjece ka humbur jetën pas një zjarri që mbërtheu shtëpinë e saj.
Siç është theksohet në njoftimin e policisë, dje në orën 11 në shtëpinë pronë e G.I. (32) për shkaqe të panjohura deri më tani ka shpërthyer zjarr, ndërsa në shtëpi ka qenë vajza e tij trevjeçare, e cila ka pësuar djegie.
Vajza në gjendje të rëndë shëndetësore është transportuar në Qendrën mjekësore në Strugë, por plagët e rënda nuk lejuan përmirësimin e gjendjes se saj dhe në orën 14:20 ka humbur jetën. /albeu.










