Ngjarje tronditëse, brenda pak orëve humbin jetën dy te rinj shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Dy vrasje të rënda të dy të rinjve shqiptarë të moshave mbi 20 ndodhën brenda 48 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ato kanë shkaktuar tronditje të rëndë dhe dhimbje, në një kohë kur vendbanimet shqiptare janë përfshirë nga eksodi masiv drejt vendeve europerëndimore.

Qytetarët reagojnë përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se ky trend është trishtues, dhe se duhet ndërmerren masa për të parandaluar konfliktet deri tek ato banale, që mund të përfundojnë në vrasje fatale, informon INA.

Më 28 shkurt në fshatin Pohum të Strugës në një përleshje me armë mbeti i vrarë 23 vjeçari, dhe u plagos babai i tij. Viktima ishte 23 vjeçari me inicialet Z.B nga fshati Pohum, i cili ka qenë i shoqëruar nga babai i tij. Ai u vra nga bashkëfshatari i tyre 22 vjeçari me inicialet U.V. Ky rast tronditës fatal ka ndodhur për shkak të problemeve pronësore.

Një i vrarë dhe një i plagosur ishte sot bilanci i një incidenti që ndodhi sot në mëngjes në fshatin Shishovë të komunës së Sarajit të Shkupit. Viktima është 20 vjeçari Ajdin Ajdini, ndërsa i plagosur ka mbetur 36 vjeçari G.A. Sipas policisë në drejtim të tyre ka shtënë E.S. nga i njëjti fshat.

Ajdini ka qenë në makinën e tij BMW së bashku me dy persona tjerë. Në një moment atyre u është afruar makina “Mercedes” në të cilën ka qenë E.Sh. Ai me makinën e tij për një moment ka ndaluar, ndërsa nga makina kanë dalë edhe Ajdini, G.A dhe personi i tretë, S.T. Shabani së pari ka qëlluar me armë zjarri G.A-në, dhe më pas edhe Ajdinin. Këto dy raste po hetohen nga organet e rendit. Deri tani asnjë nga shoqatat joqeveritare nuk kanë dalur me reagime dhe thirrje për parandalimin e akteve të tyre të dhunës dhe thirrjet e drejtuara në adresë të MPB për të ndërmarrë masa preventimeve të rasteve të natyrave të tilla, që shpesh denoncohen në stacionet policore, por nuk ndërmerret asgjë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu