‘Ngrin’ Amerika, Bora e temperaturat e ulëta thyejnë rekorde

Një masë ajri Arktiku, ka sjell temperaturat më të ulëta, duke thyer rekorde në disa vende të SHBA, transmeton Gazeta Metro.

Ky i ftohtë i cili nisi në Siberi ka sjellë dëborë të forë dhe akull në shumë zona. Temperaturat më të ulëta janë shënuar në Kansas dhe Ilinois. Në Kansas temperaturat kanë rënë deri në -18 gradë Celsius, duke shënuar temperaturën më të ulët deri tani. Reshje bore ka pasur edhe në Texas, në kufirin SHBA-Meksikë.

Shkollat janë mbyllur në disa zona derisa janë regjistruar 4 vdekje në trafik, dhe janë anuluar mbi 1000 fluturime.
Shërbimi Kombëtar i Motit, tha që masa e ajrit po vazhdonte të përhapet nga rrafshnalta drejt Bregut Lindor. Meteorologu Kevin Birk, paralajmëroj se moti i ftohtë do bënte të dukej si të ishte mesi i dimrit. Dhe kjo masë e ajrit sipas tij ishte më tipike për mesin e janarit sesa mesin e nëntorit.

‘’Bëhet fjalë për motin më të ftohët ndonjëherë brenda kësaj kohe të vitit, dhe kjo mund të thyejë rekorde në të gjithë rajonin’’, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu