Krijimtaria e shqiptarëve tani ka arritur edhe në tregun ndërkombëtar, e kjo mund të thuhet pasi këngëtarja me famë botërore, Nicki Minaj u vesh me fustanin e kreatores nga Kosova.
Vlora Neziri që arriti të dizajnonte fustanin shprehet e lumtur duke e konsideruar një ndër eksperiencat më të mira gjatë gjithë punës së saj.