Nikollovski: Liderët e “Ballkanit të Hapur” rikonfirmojnë përkushtimin për hapjen e kufijve

Liderët e “Ballkanit të Hapur” riafirmojnë edhe një herë përkushtimin për hapjen e kufijve, qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit dhe punës ndërmjet vendeve mike, ka shkruar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në profilin e tij në Facebook me rastin e Samiti dyditor që u mbajt sot dhe dje në Ohër.

Bashkëpunimi i përbashkët dhe mbështetja e ndërsjellë, vlerësoi Nikollovski, tashmë po i japin rezultatet e para.

Ky është motiv për të vazhduar fuqizimin e mëtejshëm të kësaj nisme, duke hapur dyert për vendet e tjera të Ballkanit për t’iu bashkuar asaj”, shkroi Nikollovski.

Ai thekson se nisma “Ballkani i Hapur” është rajon i qëndrueshëm dhe i zhvilluar, i cili përmirëson jetën e qytetarëve në të gjitha fushat.

Samiti i “Ballkanit të Hapur” përfundoi këtë pasdite, ku morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi, Dimitar Kovaçevski, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi. Liderët dërguan mesazhin se është në interes të të gjithë qytetarëve të rajonit që të bashkëpunojnë për zhvillim më të madh ekonomik dhe arritjen e integrimeve evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu