Nis dita Lukaku në Milano: Pas testeve mjekësore, belgu do të prezantohet zyrtarisht

Sapo ka nisur dita Lukaku në Milano. Belgu ka shkuar pak minuta më parë për të filluar testet mjekësore.

Pas kësaj, gjatë pasdites ai do të shkojë në ambientet e ekipit zikaltër për të firmosur zyrtarisht kontratën për të cilën kanë rënë dakord, raporton Albeu.com.

Lukaku mbërriti në Milano gjatë mbrëmjes së djeshme pasi u ra dakord për një kontratë 65 milion euro plus 10 të tjera bonus në varësi të ecurisë.

Sot është dita e tij dhe e tifozëve të Interit, të cilët presin përmirësimin e treguesve të skuadrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu