Nis mbledhja e nënshkrimeve për iniciativën e re ligjore për Specialen? – këta janë nënshkruesit

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një iniciativë të re ligjore që lidhet me Gjykatën Speciale.

Sipas raportimeve të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi në mesin e deputetëve që kanë nënshkruar këtë iniciativë janë Jakup Nura, Fadil Demaku, Sala Jashari, Altin Krasniqi, Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku.

Me gjashtë nënshkrimet e mbledhura, iniciativa plotëson numrin e nevojshëm për t’u proceduar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kanë pranuar draftin e parë të ligjit për Gjykatën Speciale.

Iniciativa pritet të procedohet në Kuvend, pas kompletimit të hapave të nevojshëm ligjorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu