Nis monitorimi rus-turk në Nago-Karabak: Roje mbi fituesin dhe humbësin e luftës

Qendra e përbashkët e forcave turke dhe ruse për monitorimin e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filloi punën operacionale në Nagarabak sot.

Qendra u krijua në Merzilli në rajonin Aghdam për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së paqes të nëntorit të nënshkruar nga Azerbajxhani dhe Armenia me ndërmjetësimin e Rusisë.

Në hapjen e qendrës morën pjesë ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit Zakir Hasanov, Zv.ministri i Mbrojtjes i Turqisë Yunus Emre Karaosmanoglu dhe Zv.ministri i Jashtëm rus Aleksandër Fomin.

Duke treguar rëndësinë e qendrës, Karaosmanoglu tha se presidentët e tre vendeve, Rexhep Tajip Erdogan, Vladimir Putin dhe Ilham Aliyev, luajtën një rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes dhe stabilitetit.

Të dy Hasanov dhe Fomin mirëpritën hapjen e qendrës dhe u uruan paqeruajtësve të angazhuar punë të suksesshme.

Marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë problematike që nga fillimi i viteve 1990, kur Armenia pushtoi Nago-Karabakun dhe shtatë rajone të tjera fqinje që janë një pjesë sovrane e territorit të Azerbajxhanit.

Marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit

Më 27 shtator të vitit të kaluar, forcat armene filluan sulme të reja ndaj vendbanimeve dhe pozicioneve u shtarake në Azerbajxhan dhe ushtria azerbajxhanase u përgjigj me një operacion për të çliruar rajonet e okupuara dhe arriti të shkaktojë humbje të mëdha forcave armene dhe të çlirojë disa qytete dhe më shumë se 300 vendbanime .

Më 10 nëntor 2020, Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje mbi përfundimin e konfliktit në Nago-Karabak. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Rusisë dhe parashikoi tërheqjen e forcave armene nga Lacin, Kelbecer dhe Aghdam. Paqeruajtësit rusë dhe turq janë të përfshirë në mekanizmin e monitorimit të armëpushimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu