Nis peticioni për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Tifozët prishtinas dëshirojnë̈ që heroit të kombit Adem Jashari t’i punohet përmendorja në kryeqytet. Tifo-grupi i skuadrës së Prishtinës “Plisat”, kanë nisur sot peticion për vendosjen e përmendores së Adem Jashari në qytetin e Prishtinës.

“Plisat” kanë vendosur një tendë para shtatores së Skënderbeut, ku synojnë̈ që të mbledhin sa më shumë nënshkrime, ku edhe kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin për t’ia arritur qëllimit të tyre.

Peticionin i pari e nënshkruajti kryetari i “Plisave”, Kushtrim Ramadani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu