Nis takimi Kurti-Mustafa

Ka nisur takimi i shumëpritur Midis liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Krerët e të dyja partive janë takuar sot rreth orës 16:30 në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të vendoset nëse do të arrihet koalicioni për bashkëqeverisje ose jo.

Para takimit, Isa Mustafa, ka thënë se në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, gjithmonë shkon për të arritur një marrëveshje.

Nga ana tjetër, zyrtarët e VV-së, kanë deklaruar me anë të rrjeteve sociale se koalicioni me LDK-në si partner i vetëm i mundshëm, duhet të arrihet pa humbur kohë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu