Nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për qarkullim me letërnjoftime

Duke nisur nga kjo e enjte (1 shtator) nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje. Tashmë qytetarët nga Kosova të cilët po udhëtojnë në drejtim të Serbisë, janë duke udhëtuar lirshëm pa pasur nevojë për dokumente shtesë, këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka konfirmuar lajmin për udhëtim të lirë në disa pika kufitare. “Kishim një automjet që kaloi pa probleme në Bërnjak. Do të thotë është ndërprerë lëshimi i fletë hyrje-daljeve nga ana e Serbisë. E njëjta ka ndodhur edhe në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë”, deklaroi Sveçla në një deklaratë pë rmediat.

Jam i bindur se edhe serbët do të përfitojnë dhe nuk do të ketë nevojë për kurrfarë marrëveshje. Nuk besoj se do të ketë tensione”, tha ai

Kjo marrëveshje është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e të dërguarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Marrëveshja hyri në fuqi mesnatën e sotme dhe u mundëson qytetarëve të të dy vendeve lëvizjen vetëm me letërnjoftime.

Zbatimi i këtij vendimi ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht. Por tensionet në veri nga ana e Serbisë detyruan qeverinë e Kosovës qe ta shtynte me nje muaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu