Ndërkohë që forcat e regjimit të Asadit janë futur tashmë në rrethinat e qytetit të Afrinit, mësohet se forcat turke kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre për të parandaluar avancimin e mëtejshem.
hurriyet.com.tr/milisler-afrine-girdi-iddiasiyla-ilgili-ankaradan-ilk-yorum-40748350″> Mediat turke raportojnë se ushtarët e tyre kanë qëlluar disa herë me predha në drejtim të ushtarëve të Asadit në formë paralajmërimi për të mos vijuar më tej avancimin e tyre, përcjell Albeu.com.
“Pas kësaj, ata janë tërhëqur 10 kilometra nga qyteti i Afrinit”, transmeton Hurriyet.
Futja e ushtrisë së Asadit në Afrin, shihet me shqetësim në arenën ndërkombëtare pasi rrit shanset për zgjerim të konfliktit të Lindjen e Mesme përmes një përplasje të drejtpërdrejtë Turqi-Siri. /albeu.com/










