Nisin sulmet ndaj Izraelit (FOTO)

Militantët e nje grupi terrorist në gadishullin e Sinait kanë gjuajtur një raketë drejt Izraelit, disa momente pasi vendi mbylli kufiri jugor me Egjiptin nga frika e një sulmi të afërt.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtria izraelite, duke njoftuar se raketa goditi një serë në një komunitet jugor izraelit në afërsi të kufijve të Egjiptit dhe Gazës.

Nuk u raportuan viktima në këtë sulm me raketa, edhe pse një person ka vuajtur nga shoku, shkruan “The Guardian”.

Raketa u hodh vetëm disa momente pasi Izraeli njoftoi se po mbyll pikën kufitare me Egjiptin, pas një alarmi për sulm terrorist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu