Nisma e veçantë e tifozëve të Liverpool, donacione për transferimin e Mbappe

Ditët e fundit po flitet shumë për një largim të mundshëm të Kylian Mbappe nga PSG. Ka qenë vetë lojtari që ka kërkuar largimin, duke u shprehur se dëshiron një aventurë të re. Real Madrid, Barcelona, Liverpool apo dhe Manchester United janë klubet që kanë shfaqur interes për të, por një surprzië vjen nga ishulli britanik.

Tifozët e Liverpool njihen si nga më fanatikët në botë dhe gjithmonë e kanë përkrahur ekipin e tyre. Këtë herë ata kanë hapur një donacion në lidhje me yllin e francezëve. Objektivi i tyre është kuota prej 250 milion sterlina, një shifër me të vërtetë shumë e lartë.

Deri më tani ata kanë dhuruar vetëm 65 sterlina, por duhet theksuar se donacioni ka vetëm pak ditë që është hapur. Ndoshta ndihma nga tifozët mund t’i leverdisë “The Reds”, duke marrë shkas dhe nga kriza e koronavirusit që po përjetojnë të gjithë klubet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu