Një 1999-të e dytë? Çfarë solli tërmeti shkatërrues 24 vite më parë në Turqi

Turqia ditën e sotme është zgjuar e tronditur pasi në njëjuglindje të vendit, një tërmet me magnitudë 7.8, ka sjellë dëme kolosale në njerëz, ku deri më tani raportohet për mbi 200 të vdekur dhe rreth 1000 të plagosur.

Po ashtu janë kthyer në rrënoja banesa, pallate e qendra tregtare.

Tërmeti mësohet se ka zgjatur rreth 45 sekonda dhe në Turqi një tërmet sinonim ka ndodhur edhe 24 vite më parë, i cili mori 17 mijë jetë njerëzish.

Tërmeti i 17 gushtit në Marmara të Turqisë:

24 vite më parë në rajonin e Marmara të Turqisë tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 shkaktoi 17 mijë viktima dhe plagosi 45 mijë të tjerë.

Dridhjet edhe atëhere zgjatën po aq sekonda dhe gjithçka ndodhi në orën 03:02 të mëngjesit.

Si pasojë e tërmetit, u prekën rreth 16 milionë njerëz, prej të cilëve rreth 200 mijë mbetën të pastrehë. Gjithsej 66.441 shtëpi dhe 10.901 vende të punës u rrënuan, ndërsa u dëmtuan 285.111 shtëpi dhe 42.902 vende të punës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu