Një alarm në Ohër nga Majlinda Bregu

Perspektiva e anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian ka qenë forca lëvizëse e të gjitha ekonomive të Ballkanit Perëndimor gjatë gjithë këtyre viteve, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

Në forumin e Prespës për dialog në Ohër, ajo tha se, sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik, mbështetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE po rritet vazhdimisht, njoftoi RCC.

Krahasuar me 2016, kur 39 përqind e qytetarëve të rajonit mbështetën anëtarësimin, 62 përqind tani e mbështesin atë,” tha Bregu.

Ajo shtoi se ata nuk i dinë motivet e tyre, por shohin që njerëzit nga rajoni, një nga një, po bashkohen me BE dhe është e mundur që ata e shohin anëtarësimin dhe BE si një mundësi për të lënë ekonomitë e tyre.

Të pyetur nëse do të dëshironin të largoheshin nga vendi i tyre dhe të jetonin dhe punonin jashtë, 71 përqind e të rinjve u përgjigjën “Po”, tha Bregu.

Eshtë një shenjë alarmi për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, por edhe për të gjithë ne që merremi me bashkëpunimin rajonal,” tha znj.Bregu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu