Njëzetë e pesëvjeçari D.D. nga Shtipi dje pasdite, rreth orës 18 është sulmuar nga babi i tij S.D. (48).
Siç njoftoi sot MPBja, në shtëpinë pronësi e S.D. në Shtip, ka ndodhur grindje midis tij dhe djalit të tij D.D. Në grindjen S.D. i është kërcënuar me thikë D.D., i cili ka ikur. S.D. është kthyer në shtëpi dhe e ka djegur kanapenë në dhomën e ndenjës, ka thyer shishe dhe duarve u ka shkaktuar prerje, ndërsa pastaj është larguar me taksi.
Zjarri është shuar dhe është dëmtuar vetëm një pjesë e vogël e kanapesë. S.D. është arrestuar në stacionin policor në Shtip, ku i është bërë alkotestim dhe është konstatuar prani e alkoolit prej 2,66 promilje alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacionin policor në Shtip deri në zhdehjen e tij.
Po ndërmerren masa për zbardhje të rastit