Një Dacic lloj i ‘diplomacisë’: Kemi vija të kuqe, s’pranojmë Kosovën në OKB ama jemi për marrëveshje politike

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, në konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez Peter Siarto në Budapest e shpalosi qëndrimet e tij kontradiktore rreth dialogut me Kosovën dhe la të nënkuptohet përsëri se.

Shefi i diplomacisë serbe Dacic nga Budapesti tha se Serbia ka tre vija të kuqe sa i përket dialogut me Kosovën, të cilën e akuzoi se shkel marrëveshjet ndërkombëtare derisa tregonte se i shkel edhe vet, por Serbia paska të drejtë me një arsyetim të përçudnuar të viktimizimit.

“Së pari të gjitha që janë nënshkruar duhet të zbatohen, e dyta nuk mund të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë dhe të pajtohemi që ajo të anëtarësohet në OKB, pasi nuk kemi kryer asnjë bisedë rreth thelbit të problemit të marrëdhënieve mes nesh. Nuk kemi pasur dialog se si të arrijmë deri tek zgjidhja e tani dikush dëshiron që t’i imponojë Serbisë të bëj diçka, ta pranojë Kosovën që të hyjë në BE” tha Dacic pasi u pyet se cilat janë hapat e Serbisë pas vendimit të KFOR.

Dacic pasi refuzoi marrëveshjen e Brukselit që e ka strategji të përgjithshme të të politikës së jashtme serbe, duke refuzuar e penguar anëtarësimin e Kosovës përmes ndikimit, ai la të nënkuptohet se nuk pranon as përmbajtjen e planit të ashtuquajtur franko-gjerman. Udhës e shtoi edhe një kërcënim mjaft patetik.

Nëse KFOR dhe polica kosovare nuk duan t’i mbrojnë serbët, mos na detyroni të vijmë deri tek ajo që policia dhe ushtria serbe të mbajë sigurinë në Kosovë. Kjo nuk është një që do të dëshironim. Ne duam paqe dhe zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare” tha kryediplomati serb.

Më tej ai luajti viktimën duke u ankuar se kur flet me homologët e shteteve tjera ata i kërkojnë që Serbia të sqarohet rreth çështjes së Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, thuajse kjo është një gjë e jashtëzakonshme apo edhe nuk iu takon. Si partnere e Bashkimit Europian dhe shtet kandidat për anëtarësim, Serbia e ka për obligim bashkërendimin e politikës së jashtme me BE’në, edhe sa i përket Rusisë. Ky qëndrimi mohues i Dacic nuk është për t’u habitur, pasi njihet si njeriu i Moskës në Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu