Një dhuratë për Ukrainën, turqit befasojnë lituanezët

Qindra lituanezë kanë bashkuar forcat për të blerë Ukrainës një dron të avancuar ushtarak për luftën kundër Rusisë, në solidaritet me shtetin fqinj të Moskës.

Pesë milionë eurot e kërkuara u mblodhën në vetëm tre ditë e gjysmë, kryesisht në shuma të vogla, për të financuar blerjen e dronit ushtarak Bayraktar TB2.

Por prodhuesi turk i dronëve Baykar ka marrë një vendim bujar për të dhuruar dronin Bayraktar dhe paratë e mbledhura do të ridrejtohen për ndihmën humanitare në Ukrainë. Ministri lituanez i Mbrojtjes Arvydas Anusauskas nuk e fshehu entuziazmin e tij për vendimin e kompanisë turke.

“E pabesueshme, por Turqia pranoi t’i jepte Ukrainës një dron falas për të cilin lituanezët mblodhën para. Për paratë e mbledhura, ne do të blejmë municion për Bayraktarin dhe pjesa tjetër e parave do të shkojë gjithashtu për të mbështetur Ukrainën. Faleminderit Turqi”, tha ministri Anushauskas. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu