Një ditë pas protestës, vjen reagimi tjetër urgjent i Edi Ramës

Dhe pse ditën e djeshme kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të gjatë për të sqaruar shqiptarët lidhur me taksën për rrugën e Kombit, duket se ka mbetur i pakënaqur nga reagimi i tyre.

Dhe për këtë arsye ditën e sotme, ai do të ketë një tjetër konferencë për mediat, në orën 10:30 për folur edhe një herë për protestën e ditës së djeshme.

Duket se reagim negativ i shqiptarëve në rrjetet sociale edhe pas konferencës së djeshme, ka bërë që Rama të dalë edhe një herë për të folur për këtë çështje.

Kryeministri e nis reagimin ndaj protestuesve që kur po zhvillohej protesta, gjatë të cilës ata u konfrontuan me policinë dhe shkatërruan kabinën ku janë të instaluar makineritë që do të paguhet taksa.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Rama kërcënoi protestuesit duke thënë se ata do të përgjigjen për veprimet që kishin bërë dje.

Po ashtu, kryeministri gjatë daljes për mediat që pati pas mbarimit të protestës, u shpreh se nuk do të kishte tërheqje nga vendimi që rruga e Kombit të ishte me pagesë, ndërsa i kërkoi kreut të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu që të distancohej, siç e quajti ai, nga dhuna barbare e protestuesve.

Edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj reagoi për protestë, ku bëri me dije se ata që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen për veprimet e tyre.

Dhe duke se paralajmërimi i tyre po vihet në zbatim, pasi qindra forca policie të ardhura nga Tirana, gjatë mesnatës kanë vënë në pranga dhjetëra qytetarë.

Lidhur me protestën, ka pasur reagime të shumta në mbështetje të protestuesve, duke kundërshtuar kështu taksën që është vendosur nga qeveria.

Nga java që kaloi, çdokush që kalon në rrugën e Kombit, duhet të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu