Marina Amerikane ka humbur një nga avionët e saj më të shtrenjtë mbi Gjirin Persik javën e kaluar. Një raport nga Komanda e Sigurisë së Marinës, i publikuar të martën, liston një dron MQ-4C Triton si të rrëzuar më 9 prill. Vendndodhja e rrëzimit tregohet si e pazbuluar, për arsye sigurie operacionale.
MQ-4C që u nis nga Stacioni Ajror Detar Sigonella në Itali u zhduk mbi Gjirin Persik më 9 prill. Aeroplani kishte qenë duke fluturuar mbi Ngushticën e Hormuzit, por pasi u largua nga qielli mbi ngushticë, ra dhe humbi kontaktin me radarin.
Arsyeja e humbjes nuk mund të përcaktohet nga të dhënat e gjurmimit të fluturimit, dhe Marina ka publikuar vetëm informacionin se një MQ-4C u rrëzua.
Prodhuesi Northrop Grumman e quan Triton-in, avionin më të mirë në botë për inteligjencë, mbikëqyrje, zbulim dhe shënjestrim detar pa pilot.
I pajisur me një motor reaktiv dhe me një rreze veprimi prej 8,500 miljesh, MQ-4C mund të qëndrojë në ajër për më shumë se 24 orë.
Droni është një nga avionët më të rrallë në flotën e Marinës -Northrop Grumman thotë se ka prodhuar vetëm 20 të tillë -dhe gjithashtu një nga më të shtrenjtët me rreth 240 milionë dollarë për njësi. Kjo është më shumë se dyfishi i çmimit të një avioni luftarak të padukshëm F-35C.










