Një gjykatës shqiptar për herë të parë në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Një gjykatës shqiptar për herë të parë në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për gjykatësin Sali Murat, i cili sot u zgjodh në krye të saj, informon INA. Murati mandatin e tij do ta fillojë në fillin të nëntorit të këtij viti, duke zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Nikolla Ivanovski, të cilit i skadoi mandati.

Në Kushtetuese kryetari zgjedhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë. Secili gjykatës mund të propozoj kandidat për kryetar. Propozimin e vërteton Komisioni prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve. Sali Murati është i lindur me 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë, Gkostivar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu