Vodafone Albania ka ndryshuar ekipin e saj drejtues pas një serë skandalesh që shoqëruan kompaninë gjatë viteve të fundit, siç ishte për shembull ndryshimi i beftë i tarifave duke krijuar dyshimet për prishje të konkurrencës në treg.
Në vend të Dietlof Mare do të vijë greku Achilleas K. Kanaris, i cili më parë ka shërbyer një kompaninë qendrore të Vodafone në Greqi, bijë e së cilës është edhe Vodafone Albania.
Achilleas Kanaris do të marrë detyrën në janar të vitit të ardhshëm.
Kompanitë e kanë të detyrueshme me ligj që të ruajnë për një periudhë të caktuar të gjitha komunikimet e abonentëve të tyre në një server të veçantë dhe t’ia ofrojnë organeve ligjzbatuese me kërkesë të këtyre të fundit.
Duke përfituar nga pozicioni i saj në treg, Vodafone Albania është akuzuar shpesh se ka prishur konkurrencën duke dëmtuar kompanitë e tjera si edhe vetë abonentët, ndërsa nuk reshtin ankesat e konsumatorëve për tarifa abuzive.
Sëfundmi Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim për Vodafone Albania dhe Telekom Albania për shkelje të konkurrencës në treg duke shkaktuar kështu rritje edhe të kostos për konsumatorët, por çuditërisht autoriteti nuk e konstatoi një gjë të tillë duke e mbyllur hetimin pa gjetur përgjegjës për gjendjen e krijuar. /albeu.com










