Një grua 70-vjeçare e ngecur nën rrënoja për 6 ditë, pyeti ekipet e shpëtimit: A ka ende një botë?

Të mbijetuarit po nxirren ende nga rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi. Mediat turke raportuan sot se një grua 70-vjeçare u shpëtua dhe arriti të mbijetojë për 122 orë, transmeton InfoShqip.

Ka teze, ka. Eja.”

Dhe një mrekulli tjetër vjen nga Hataj. Një foshnjë 2 muajshe arriti të mbijetojë 128 orë nën rrënojat e një ndërtese në Buyuksehir.

Ndërkohë, forcat e rendit dhe ligjit në Turqi vijojnë arrestimin e personave të cilët, duke abuzuar me situatën kaotike të tërmetit, kryejnë vjedhje në supermarkete dhe vende të ndryshme. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi sot rajonin e prekur të Dijarbakirit.

“Unë ju kërkoj vetëm një vit dhe me ndihmën e Zotit do të ndërtohen të gjitha ndërtesat”. Siç kemi bërë gjithmonë, përsëri të bashkuar, do të veprojmë dhe do t’i arrijmë qëllimet tona”, thotë Recep Tayyip Erdogan.

Në Siri, nga ana tjetër, presidenti Bashar al-Assad vizitoi për herë të parë zonat e prekura nga tërmeti. Siç raportuan mediat shtetërore siriane, ai dhe gruaja e tij Asma vizituan një spital në Aleppo. Qeveria e tij ka miratuar dërgimin e ndihmave humanitare në vijën e parë të luftës civile 12-vjeçare, një lëvizje që mund të arrijë miliona njerëz në nevojë të madhe për ndihmë.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri shkoi në mbi 24 mijë. Në Siri, numri i të pastrehëve është rritur ndjeshëm, ndërsa në Turqi mbi 80 mijë persona po trajtohen në spitale./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu