Një hile për të përmirësuar sinjalin Wi-Fi në shtëpinë tuaj: Ju duhet vetëm një fletë metalike

Përpjekja për të mbuluar çdo cep të shtëpisë me Wi-Fi mund të jetë e mundimshme dhe kërkon kohë. Një ekip hulumtuesish ka zbuluar një formë pa shumë shpenzime dhe që mund ta bëni vetë në shtëpi.

Ekipi ka eksperimetuar me një reflektor të printuar në 3D në formë të valëzuar. Më pas e kanë mbështjellë këtë reflektor me letër alumini, dhe e kanë vendosur rreth antenës së routerit. Kjo bën që sinjali të shkojë më larg.

Sigurisht që jo të gjithë kanë akses të printer 3D, ndaj ata sugjerojnë që për t’i dhënë formën e valëzuar reflektorit të përdoret edhe nje copë karton.

Ky zbulim përforcon një tjetër të mëparshëm, i cili sugjeronte se vendosja e një kanaçeje alumini pas routerit drejton sinjalin në një drejtim të caktuar./Opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu