Një lajm shumë i mirë për Rrugën e Arbrit

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Durrësit, ka dhënë lajmin e mire se është miratuar dhe nisja e punimeve për disa rrugë ku më e rëndësishme është rruga e Arbrit.

Rama tha se punimet për këtë rrugë do të nisin të dielën e ardhshme.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Shqipëria ka progresin më të mirë në rajon në muajt e fundit. Pavarësisht skepticizmit, dhe në mjegullën e dendur të propagandës, mbetet fakt që papunësia është ulur dhe këtë e thonë INSTAT në mënyrë të pavarur.

Ne jemi në një përpjekje serioze në punësim real, brenda kushteve që janë të vështira, po krijohet një ekonomia ku lajmi I mirë është se janë rritur dhe investimet e huaja me më shumë 60% duke e krahasuar me vitin e kaluar.

Të dielën e ardhme hapet kantieri I parë i rrugës së Arbrit, duke u përmbushur premtimin që kemi bërë në fushatë.

Po ashtu do te këtë dhe kantier te tjera ndërtimi, ku ky vit do të jetë Shqipëria kantier ndërtimi në projektin 1 miliardë.

Kemi nisur dhe rregullimin e rrugës Tiranë-Durrës, dhe objektivi ynë është që të mbyllet në fund të këtij muaji. /albeu.com./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu