Një mal me të panjohura për rastin e Gruevskit

Maqedonia nuk ka një marrëveshje të nënshkruar me Hungarinë për ekstradim, që ta kërkojë këtë në rastin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndodhet neë Budapest, sipas asaj që vetë ka pohuar, duke kërkar azil politik.

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Miceski, njeriu i cili zëvendësoi Gruevskin në krye të kësaj force, tha se ish-kryeministri la Maqedoninë për shkak të persekutimit politik që po ndodh mbi të, dhe mbi disa anëtarë të tjerë të kësaj partie, e vetmja në opozitë më me ndikim.

Ministria e Drejtësisë në Maqedoni, i tha agjensisë Makfax se duke pasur parasysh se nuk ka marrëveshje ndërshtetërore për ekstradimin me Hungarinë, ekstradimi i Gruevskit do të kërkohej nga akte të tjera ligjore.

Makfax kujton se në të njëjtën mënyrë, Maqedonia i ka kërkuar Greqisë ekstradimin e të arratisurve Goran Gruejvskog dhe Nikola Boshkovski.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka shprehur bindjen se Gruevski do të kthehet në Maqedoni.

“Unë them se Gruevski do të kthehet. Ai ose është rrëmbyer ose vullnetarisht ka hyrë në makinën diplomatike hungareze”, tha Zaev në një intervistë me Alsat M.

Ai e krahasoi rastin e Gruevskit me atë ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader të, i cili jithashtu, pasi u dënua, u largua nga vendi, por, siç tha Zaev, një vit më vonë u ekstradua në autoritetet kroate.

Zaev përsëriti se do të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata që e kanë ndihmuar Gruevski të largohet nga vendi.
“Por ne nuk mund ta zgjidhim në këtë moment për shkak të zemërimit të publikut”, tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu