Një minutë heshtje te Barcelona, foto e Messit bëhet virale (FOTO)

Bota e futbollit ende vajton për Diego Armando Maradonën. Tashmë janë bërë dy ditë që legjenda e Argjentinës ndërroi jetë, por ai do të mbetet i pavdekshëm në historinë e futbollit.

Ditën e sotme ishte radha e Barcelonës për t’i kushtuar një tjetër homazh ish-lojtarit të saj. Para fillimit të seancës stërvitore, lojtarët dhe stafi teknik formuan një rreth dhe mbajtën një minutë heshtje në nder të “El Pibe D’Oro”.

Nuk munguan as duartrokitjet nga të gjithë, por ajo që ra më shumë në sy ishte gjendja emocionale e Lionel Messit. Kapiteni katalanas është ende shumë i prekur nga ky lajm dhe kjo dukej qartë në mënyrën se si ai qëndronte gjatë homazhit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu