Një mundësi e re për Balotellin, merr ofertë prej 48.000 eurosh në javë

Mario Balotelli ka marrë një ofertë prej 48.000 eurosh në javë për t’iu bashkuar skuadrës turke, Besiktas.

Sulmuesi italian ka edhe dy vite kontratë me Brescian, mirëpo nuk është i dëshiruar nga klubi që e pronëson.

29-vjeçari ka një mundësi të re për ta vazhduar karrierën në Superligën turke, pasi Besiktasi është duke biseduar me agjentin e tij, Mino Raiola. Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Nicolo Schira.

Balotelli kishte nxitur spekulime për transferimin e mundshëm në Turqi kur kishte reaguar me një zemër në faqen e tifozëve të Besiktasit që e kishin etiketuar atë.

Kontrata e SuperMarios me Brescia duhej të ndërpritje në fund të sezonit 2019/2020, mirëpo klubi vendosi t’ia tregonte derën më herët, pasi kishte munguar 10 ditë në stërvitje.

Disa ditë më vonë, sigurimi nuk e kishte lejuar të hynte në bazën stërvitore të skuadrës dhe i kishin kërkuar që t’i merrte gjërat e tij. Sipas La Gazzetta dello Sport, nuk ka pasur ndonjë padi nga lojtari, pasi është arritur një marrëveshje me avokatët e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu