Një pjesë e Maqedonisë së Veriut e përfshirë nga reshjet dhe stuhitë, QMK paralajmëron, lëvizja po shkon prej jugut kah veriu

Qendra për Menaxhimin me Kriza në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar që koha jostabile ka në rajonin e Manastirit dhe pjesën perëndimor të Pellagonisë, transmeton Portalb.mk.

Jostabiliteti i motit pritet të lëvizë prej pjesës jugore në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë Shkupin dhe Kumanovën, paralajmërojnë nga Qendra.

Raportohet që pas reshjeve të dendura të shiut, në Vinicë deri më tani rreth 30-40 objekte janë vërshuar nga reshjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu