Një profesoreshë nga Tetova ankohet se i bëhet mobing sepse nuk e njeh gjuhën shqipe (VIDEO)

Profesoresha Bozhana Kirovska, e punësuar në shkollën e mesme tekstile “Gjoce Stojçevski Ambarçe” në Tetovë, akuzon se i bëhet mobing nga udhëheqësia e shkollës.

Ajo thotë se ndaj saj është kryer trysni që të mbajë orë praktike në parlalele të gjuhës shqipe, gjuhë që ajo nuk e njeh mjaftueshëm dhe të dorëhiqet nga vendi i punës në bibilotekë, ku ka punuar gjysmë ore pune.

Mirëpo drejtoresha Sevdije Mustafai ka deklaruar për Tv Telma se nuk ka patur ndonjë trysni ndaj profesoreshës në fjalë.

Përndryshe, për shkak të mosinteresimit të nxënësve maqedonas, në këtë shkollë të mesme nuk ka paralele në maqedonisht tash e dhjetë vite me radhë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu