Një shqiptar vetëm 20 vjeç në parlamentin kantonal të St. Gallenit? (FOTO)

Iliri është njëri prej më shumë se 1000 kandidatëve që synojnë një ulëse në zgjedhjet kantonale të St. Gallenit që do të mbahen më 8 mars ku do të zgjidhen 120 deputetet e rinj të kantonit St. Gallen për periudhën 2020-2024.

Kantoni i St.Gallen ka tetë zona elektorale dhe në zonën Rorschach-ut në garë është edhe riu Iliri Mustafa që ka shpallur kandidaturën e tij në kuadër të të rinjëve liberalë (Jungpartei der FDP) të FDP-së.

Djaloshi me prejardhje nga Gjilani është vetëm 2o vjeç dhe ka lindur, është rritur e shkolluar në Rorschach-Rorschacherberg. Aktualisht ai ndjek maturën dhe është paralelisht i angazhuar si asistent për projekte marketingu në shkollën e lartë të Sankt Gallen-it (Fachhochschule St. Gallen).

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu