Një shtetas i Maqedonisë dhe dy kosovar planifikuan atentat ndaj Lulzim Bashës

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës në vitin 2017 kanë përgatitur likuidimin e liderit të atëhershëm të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kjo sipas mediave në Tiranë është zbardhur me të dhënat e publikuara nga ana e hakerëve, të cilët sistemet e policisë i sulmuan në datën 9 të këtij muaji pas orës 22.

“Shtetasi i Maqedonisë së Veriut është A.M. (63) banor i Gostivarit. Që nga viti 1998 ishte i punësuar në policinë e Gostivarit në departamentin e krim-teknikës. Bëhet fjalë për person i cili merrej me aktivitete ilegale të tregtisë me drogë dhe njihet si person i cili është i gatshëm të bëjë çmos për para”, transmetojnë mediat.

I dyshuari i dytë është A.I. (41) nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japonia”. Praktikues radikal i islamit, ish luftëtar në Siri dhe i lidhur me elemente radikale të cilët luftonin në Siri. Ai është i njohur si personalitet me rrezik të lartë. Është arrestuar në janar të vitit 2016, pasi në rrugën drejt manastirit në Deçan ishte gjetur me uniformë dhe armë, bashkë me personat Alban Kelmendi nga Ferizaj dhe Kujtim Kurti nga Gjakova dhe bashkëqytetarin e tij Kushtrim Rama.

I treti është F.G. nga Kosova, i dyshuar se është i përfshirë në përpjekjen për atentat ndaj A.M. nga Durrësi në vitin 2010, për shkak të një gare që ka lidhje me lojëra fati në Ferizaj. Mediat përkujtojnë se në prill të vitit 2017 për shkak të kërcënimit me jetë Bashës i ishte caktuar sigurimi nga pjesëtarët e Gardës Kombëtare, e cila ishte përgjegjëse për mbrojtjen e tij fizike. “Pas veprimeve të gjera hetimore nuk janë konstatuar veprime të cilat do të mund ta rrezikojnë jetën e liderit të opozitës. Vendimi për ndërprerjen e hetimit ishte marrë nga sektori Antiterrorizëm. Megjithatë gjykata do të vendosë nëse duhet të ndërpritet hetimi ose jo”, bëjnë të ditur mediat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu