Një situatë e mundshme emergjente në Ukrainë, Rusia rriti presionin në gazsjellësin pa paralajmërim

Gjiganti energjetik rus Gazprom papritur, pa njoftim paraprak, rriti presionin në gazsjellësin që furnizon Evropën me gaz rus, njoftoi sot gazsjellësi shtetëror ukrainas, transmeton InfoShqip.

Siç paralajmëroi kompania ukrainase, një rritje e tillë e presionit është e rrezikshme sepse mund të shkaktojë situata emergjente, duke përfshirë plasjen e tubacioneve të gazit dhe operatorët e gazsjellësit janë të detyruar të njoftojnë njëri-tjetrin paraprakisht.

Gazprom nuk ishte në dispozicion për koment, raporton Reuters.

Rusia ka vazhduar të pompojë gaz përmes Ukrainës edhe pse të dy vendet janë në luftë. Gazprom njoftoi dje se furnizimi i tij i gazit në Evropë përmes Ukrainës arriti në 41.7 milionë metra kub, krahasuar me 41.2 milionë metra kub një ditë më parë.

Gazprom, duke cituar urdhrin e mbikëqyrësit, njoftoi se fluksi i gazit në Gjermani nëpërmjet Nord Stream 1, i cili anashkalon Ukrainën, nga nesër do të reduktohet në 33 milionë metra kub në ditë. Kjo është gjysma e rrjedhës së zakonshme të gazit, e cila tashmë është vetëm 40 për qind e kapacitetit standard./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu