Një tjetër shpërthim në zemër të Stambollit? Makina shpërthen në flakë (VIDEO)

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një makinë e cila ndodhej në një pjesë qendrore të Stambollit. Makina që ndodhej në zonën e Fatihut është përfshirë menjëherë nga flakët.

Për pasojë kanë marrë flakë edhe makinat aty pranë.

Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një “goditje” terroriste.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale. Në vendngjarje kanë qenë edhe ambulancat. Megjithatë, nuk ka raporte zyrtare për të vdekur apo të plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu