Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Italinë

Italia është tronditur sërish nga një tërmet mbrëmjen e sotme.
Bëhet me dije se tërmeti prej 4.6 ballësh të shkallës Rihter ka rënë 4 kilometra larg qytetit të Norcias.

Njerëzit në këtë zonë kanë braktisur nga frika banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, por ende nuk ka të dhëna për dëme apo lëndime.

Ndërkaq, pas tërmetit 6.2 ballë që goditi Italinë qendore, bilanci i viktimave ka shkuar në 290 ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu