Një vit nga humbja e Kobe Bryant, qyteti italian nderon legjendën e basketbollit

Sot një vit më parë legjenda e basktebollit, Kobe Bryant, ndërroi jetë në atë aksident ajror të ndodhur në zonën e Orange County. Amerikani ishte një nga nëntë personat e ndodhur në bordin e helikopterit, bashkë me vajzë e tij Gianna.

Ditën e sotme janë zhvilluar homazhe dhe nderime në të gjithë botën për ikonën e NBA-së dhe sidomos në Itali. Bëhet fjalë për qytetin verior italian Reggio Emilia, qytet ku Bryant u transferua me familjen e tij kur ishte vetëm 6 vjeç.

Kobe hodhi hapat e parë në basketboll pikërisht në Reggio, ku mësoi për herë të parë të godasë topin. Gjithashtu dhe babai i tij luajti për ekipin e qytetit, ndërsa legjenda u aktivizua me ekipin e të rinjve.

Homazhet për nuk mund të mungonin, ku fillimisht ishte Kryetari i Bashkisë, Luca Vecchi, që i kushtoi disa fjalë në “Facebook” amerikanit. Më pas ishte dhe ekipi me të cilin Kobe luajti, Pallacanestro Reggiana, të cilët përmes një deklarate zyrtare në faqen e klubit shkruajnë: “Përgjithmonë një prej nesh”. Madje, një nga sheshet e qytetit do të marrë emrin e tij, sheshi “Kobe Bryant”.

Nëse kthehemi pas në kohë, në vitin 2016, ka qenë vetë Bryant që ka treguar lidhjen e tij me Italinë në një intervistë për “Il Resto del Carlino”, ku ai flet shumë rrjedhshëm gjuhën italiane.

Kam shumë kujtime të veçanta me Reggion. A do të kishit menduar se një nga lojtarët më të mirë të NBA-së mund të jetë rritur këtu. Kjo do të thotë se çdo ëndërr është e arritshme”, deklaronte Kobe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu