Njëri nga sulmuesit e Selës, vitin e kaluar protestoi para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)

Njëri nga sulmuesit e Ziadin Selës, i cili së bashku me disa persona tjerë tërhoqën zvarrë kryetarin e LR-PDSH-së në hapësirat e Kuvendit, është inçizuar nga kamera e CIVIL Media më 15 mars 2016, ku kishte deklaruar se po e mbron Maqedoninë nga tradhëtarët.

Sulmuesi i Selës, figura e të cilit ishte filmuar nga mediat në Kuvend, vitin e kaluar ishte edhe një nga “mbrojtësit” e Gjykatës Kushtetuese, kur u soll ligji për falje, me të cilin presidenti Gjorge Ivanov fali personat të cilët ishin të lidhur me krim, por edhe kryerës të veprave të rënda penale: pedofili, dilerë të drogës dhe dhunues.

Para një viti, në pyetjen se çfarë do të bëjë nëse vjen deri tek konflikti, njëri nga sulmuesit e Selës deklaroi për CIVIL Media: “Edhe duhet të vijë deri tek konflikti, dhe një herë të vendosemi. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë duhet të dalim të gjithë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu