Njeriu i 700 golave Lionel Messi me penallti panenka arriti shifrën magjike

Lionel Messi ka arritur të realizojë golin e 700-të në karrierë me penalltinë në stilin panenka ndaj Atletico Madridit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë shënoi golin e 630-të te Barcelona, ndërsa 70-të i ka me kombëtaren e Argjentinës.

Gjatë këtyre 700 golave, 33-vjeçari ka arritur të thyejë disa rekorde të mëdha.

Në vitin 2012, ai kishte arritur të shënonte në total 91 gola në të gjitha garat me klub dhe kombëtare në vetëm 69 ndeshje të zhvilluara.

Gjatë edicionit 2011/12, Messi kishte shënuar 50 gola në La Liga. Ai kishte arritur të shikojë vetën 73 herë në listën e realizatorëve në të gjitha garat ku kishte luajtur Barcelona, e që me këtë kishte thyer edhe rekordin për më së shumti gola në nivelin e klubeve.

Ai po ashtu kishte arritur të shënonte më shumë se 40 gola për dhjetë sezone radhazi, duke u bërë lojtari i vetëm në histori të futbollit që e bën këtë gjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu