Njihuni me shqiptarin që u ka shpëtuar dy tërmeteve më shkatërrues në vend

84-vjeçari Hile Zefi u ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme. Zefi e ka përjetuar edhe tërmetin e 15 prillit të vitit 1979 në Shkodër dhe tërmetin e 26 nëntorit.

I moshuari tregon se tërmeti i 26 nëntorit e ka tronditur shumë atë dhe familjen e tij “Ajo ditë na tronditi shumë dhe dolëm jashtë,” tha ai

Po ashtu ai ka treguar se pas tërmetit të vitit 1979 që tronditi Shkodrën u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës.

“Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen. Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tha ai.(koha.mk)

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu