Njihuni me studenten shembull, nuk mungoi asnjë ditë në shkollë (FOTO)

Një adoleshente ka arritur të përfundojë gjithë shkollën fillore dhe atë të mesme pa munguar asnjë ditë të vetme në mësim.

16 vjeçarja Paris Glover nuk është vonuar asnjëherë për të frekuentuar shkollën Archbishop Sentamu Academy dhe Stockëell Primary School in Hull.

Edhe kur ka qenë sëmurë, Paris nuk e ka ndierë të mungojë në shkollë.

Ajo tregon për mediat lokale se prindërit e motivojnë dhe po të mos ishte për ta, ajo do të ishte dorëzuar shumë herë.

Paris shton se kur shkoi në klasën e parë, nuk mungoi asnjëherë në shkollë.

Ajo tregon:

“Më pëlqente shkolla në fillim, më shumë seç më pëlqente shkolla e mesme. Mendoj se fëmijët janë më pak të stresuar dhe argëtohen më shumë në fillore, sesa në shkollën e mesme. Nëse nuk ndihem mirë, shkoj në shkollë dhe çdo gjë ndryshon. Filloj të ndihem më mirë.”

Nxënësja e devotshme tregon se i pëlqen shumë gjeografia dhe fotografia, veçanërisht fotografimi i natyrës dhe kafshëve. Sipas saj, edhe mësimi i gjuhës angleze është interesant.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu