Nju Jork, hiqet testi i anglishtes për taksistët

Ata që aspirojnë të bëhen taksistë në Nju Jork nuk do t’u duhet të japin më provimin e gjuhës angleze për të siguruar licencën.

Testi do të mbahet në gjuhë të ndryshme në bazë të rregullave të miratuara në prill nga Këshilli Bashkiak dhe të promovuara nga kryetari Bill de Blasio.

Modifikimet, të cilat kanë hyrë në fuqi prej ditës së djeshme, janë konceptuar për t’u bërë më të thjeshtë emigrantëve qëndrimin në timon të “makinave të verdha”.

Sipas Komisionit për taksitë dhe limuzinat, vetëm 4 për qind e taksistëve aktualë kanë lindur në Shtetet e Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu