Noizy dhe Stresi ngjiten pas shumë kohësh në një skenë së bashku: Në këtë vend jemi zënë për herë të parë dhe sot jemi më të fortë se kurrë

Mbrëmë (e diel) reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy, ka realizuar një mega koncert në Tiranë. Të ftuar në këtë kanë qenë emra të njohur të skenës shqiptare e po ashtu edhe artistë të mëdhenj botëror.

Në mesin e tyre edhe pse nuk ishte në listë duket se ka performuar reperi Arkimed Lushaj-Stresi, me të cilin Noizy u pajtua që një kohë. Derisa interpretoi disa nga hitet e njohura, ai në një moment tregoi një ngjarje e cila nuk dihej më parë.

13 vite më parë tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh Stresi.

Në një moment tjetër ata u panë duke i dhënë një përqafim njëri-tjetrit, ndërkohë që duartrokitjet nuk munguan nga publiku.

Theksojmë që Noizy dhe Stresi janë pajtuar prej më shumë se një viti dhe tani vazhdojnë të tregojnë hapur mbështetjen për njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, për këngët që sjellin apo sukseset që shënojnë në fusha të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu