Bujar Osmani përsëri kërkon zgjedhje, por ja si ia huqi me parashikimin në zgjedhjet e kaluara!

Bujar Osmani përsëri paska kërkuar zgjedhje të parakohshme, sikur të kishte harruar se pikërisht në zgjedhjet e fundit ishte ai që gaboi rëndë me parashikimet dhe pritshmëritë politike.

Osmani deklaronte me bindje se koalicioni AKI në krye me BDI-në do të merrte rreth 150 mijë vota, ndërsa VLEN do të mbetej në vetëm 50–60 mijë vota. Ndërkaq, rezultati doli krejt tjetër, VLEN mori mbi 107 mijë vota dhe vulosi verdiktin te shqiptarët.

Pra, jo vetëm që parashikimi i Bujar Osmanit për VLEN-in doli i gabuar, por rezultati real e përmbysi narrativën që ai dhe BDI-ja tentonin t’ua shisnin qytetarëve.

Sot, kur kërkon zgjedhje të parakohshme, pyetja është e thjeshtë; Nëse matematika e tij politike ishte kaq e gabuar në zgjedhjet e fundit, pse qytetarët duhet t’i besojnë parashikimeve të tij sot?

Bujar Osmani mund të kërkojë zgjedhje sa herë që të dojë, por ato fitohen me vota, jo me deklarata apo shifra të nxjerra nga dëshirat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu