“Nuk do të ndihemi më kurrë të sigurt” nëse Rusia fiton, thotë sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar se nëse Vladimir Putini fiton në Ukrainë “ne nuk do të ndihemi më kurrë të sigurt”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo tha gjithashtu se ishte “plotësisht legjitime” të mbështeste Ukrainën me tanke dhe aeroplanë.

Duke folur në një ngjarje përkujtimore për Operacionin Anthropoid në Pragë më herët sot ajo tha: “Pas Luftës së Ftohtë, ne menduam se kishim kaluar në një fazë të re”.

“Por ne tani po shohim krime të tmerrshme lufte të kryera në Evropë – krime që dikur kishim shpresuar se do t’i mbetnin historisë”.

“Përballë një tmerri të tillë, ne duhet të përgjigjemi me forcë”.

“Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të fitojë këtë luftë të madhe për liri”.

“Putini nuk po bën luftë vetëm kundër popullit ukrainas, por themeleve të shoqërive tona: lirisë, sovranitetit dhe shtetit të së drejtës”.

“Nëse ai ka sukses në Ukrainë, ne nuk do të ndihemi më kurrë të sigurt”., tha ajo. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu