Nuk e nxorri nga bora vetëm sepse kishte votuar për Donald Trump (FOTO-VIDEO)

Një motorist mburrej se ai kishte refuzuar për të ndihmuar një grua, makina e së cilës ishte mbërthyer në borë, pasi ai zbuloi afishe të Donald Trump në veturën e saj.

Troy Brown bëri një fotografi të automjetit të bllokuar në borë dhe e kishte postuar në Facebook me titullin: “Desha të shkoja ta ndihmoja, por ajo kishte një shirit (në mbështetje të Donald Trump) në veturën e saj”.

Mbështetësi i kandidatit tjetër për president të SHBA-ve, Bernie Sanders, ai gjithashtu ka postuar edhe një video.

Postimi ka marrë shumë komente dhe pëlqime, duke ndezur gjithashtu debate dhe komente të shumta, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz e kanë sulmuar Brown për faktin se e ka lënë gruan e bllokuar në borë, vetëm shkaku i qëndrimit të saj politik, ndërsa të tjerë kanë thënë se edhe ata do të kishin bërë të njëjtën gjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu