“Nuk fal as det as tokë”, Albin Kurti mundohet të qetësoj “gjakrat” me Ramën

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është përpjekur të qetësoj gjakrat midis tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Pak ditë më parë Albin Kurti tha se ne nuk kemi tokë për të falur.
Më pas Rama iu kundërpërgjigj duke thënë:

Unë jam nga ata që nuk fal as det e as tokë”.

Por tani pa prekur thelbin lideri i Vetëvendosjes është mundur të moderojë tonin.

Në një deklaratë Albin Kurti është shprehur:

Mendojmë se ky debat tashmë është i mbyllur, pasi vetë z. Rama e pranoi se ai është një person që nuk fal as det e as tokë, dhe kjo është pikërisht ajo çka ne presim prej tij e prej çdo politikani shqiptar.

Deti e toka e shqiptarëve janë të dyja njësoj të rëndësishme, dhe janë çështje e sovranitetit të jashtëm kombëtar, dhe si të tilla, nuk i përkasin politikanëve, por popullit. Andaj mendoj se asnjë politikan nuk duhet të falë as det e as tokë”.

Kujdesi për të mos humbur të vetmin politikan të rëndësishëm shqiptar që e ka mbështetur dallohet qartë në këtë deklaratë. Gjithashtu edhe meraku për të mos lëshuar aspak nga qëndrimi i tij se marrëveshja e demarkacionit i vidhte Kosovës, plot 8200 hektarë tokë nuk mungon në këtë deklaratë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu