Nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar, policia greke qëllon 22 vjeçarin shqiptar

Policia greke ka plagosur me armë një 22 vjecar shqiptar pasi nuk i është përgjigjur thirrjes për të ka ndaluar mjetin.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ksanthi-Kavale dhe sipas autoriteteve greke në vend se të ndalojë i riu ka shtuar shpejtësinë.

Si pasojë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në kryqëzimin e Agiou Sila.

Teksa policia i është afruar, drejtuesi i mjetit i është drejtuar prej policëve dhe ka nisur ta godasë. Sipas të pranishmëve në vendngjarje, i riu shqiptar ka tentuar t’i marrë nga brezi armën policit.

Në këtë moment kolegu i tij ka qëlluar fillimisht me armë në ajër, e më pas në drejtim të personit 22-vjeçarit shqiptar, duke e plagosur me dy plumba në trup.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, ka rezultuar se ai transportnte 10 shtetas pakistanezë. Autoritetet greke thonë se dhe ata kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes së mjetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu